RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 31.112 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet-ne-31.112-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Numri i palestinezëve të vrarë nga ofensiva e vazhdueshme ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 31.112, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra dha informacione për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës. Duke theksuar se forcat izraelite vranë 67 palestinezë në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, Al-Qudra tha se numri i palestinezë të vrarë në Gaza u rrit në 31.112.

Ai njoftoi se forcat izraelite plagosën 106 palestinezë të tjerë në sulmet e fundit ndërsa numri i përgjithshëm i të plagosurve në Rripin e Gazës arriti në 72.760. Al-Qudra nënvizoi se 72 për qind e palestinezëve të vrarë nga ushtria izraelite ishin gra dhe fëmijë ndërsa numri i njerëzve që vdiqën nga uria dhe etja është 25.

Zëdhënësi Al-Qudra tha se ende ka të vdekur nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesës së forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes civile nuk mund të arrijnë tek kufomat.

Ushtria izraelite sulmoi një shtëpi në Gaza, vriten 16 persona

Të paktën 16 palestinezë humbën jetën në sulmin e ushtrisë izraelite në një shtëpi në Rripin e Gazës. Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, avionët luftarakë izraelitë bombarduan një shtëpi në lagjen Sabra të qytetit të Gazës.

Në sulmin ku u bombardua shtëpia e familjes “Abu Shemale”, 16 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë u vranë dhe dhjetëra palestinezë u plagosën.

Ka një fatkeqësi të madhe humanitare në Rripin e Gazës, me një popullsi prej rreth 2.3 milionë banorë, pasi ushtria izraelite ka vazhduar sulmet e saj për 157 ditë, duke synuar vendbanimet civile, spitalet, shkollat ​​dhe strehimoret ku strehohen palestinezët e zhvendosur si dhe duke parandaluar hyrjen e ndihmave humanitare.

Qarqet ndërkombëtare, veçanërisht organizatat e OKB-së, bëjnë thirrje për armëpushim në Gaza dhe për të rritur hyrjen e ndihmave humanitare në rajon për shkak të sëmundjeve të shkaktuara nga uria, etja dhe mungesa e materialeve higjienike, ku shumica e spitaleve janë jashtë shërbimit dhe ka mungesë të furnizimeve mjekësore.

Megjithëse urdhrat e përkohshme kundër Izraelit të vendosura nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) më 26 janar përfshinin sigurimin e qasjes në ndihmat humanitare në Gaza, thuhet se ndihma që hyri në Gaza në shkurt ishte përgjysmuar në krahasim me janarin.

Related posts

Presidentja Osmani udhëton për në SHBA, kjo pritet të jetë agjenda e saj

admin

Dhjetëra mijëra persona protestojnë kundër Qeverisë polake – VIDEO

admin

Pakistan, muslimanët vazhdojnë traditën e takimit për iftar në Xhaminë Faisal

rezart morina