RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 36.224 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet-ne-36.224-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Është rritur në 36.224 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 237 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer 5 “masakra”, ndërsa në këto sulme kanë humbur jetën 53 palestinezë dhe janë plagosur 357 të tjerë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 36.224 ndërsa i të plagosurve në 81.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

Related posts

Andrew Tate në paraburgim për 30 ditë

admin

Ushtria izraelite vret një palestinez në afërsi të Ramallahut

admin

Erdogan: Gjykatat do të korrigjojnë çdo gabim pas burgosjes së Imamoglus

admin