RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 37.626 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

rritet-ne-37.626-numri-i-pa’lestinezeve-te-vr’are-nga-su’lmet-iz’raelite-ne-ga’za

Është rritur në 37.626 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 262 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 10 ditët e fundit në Rripin e Gazës kanë humbur jetën 360 palestinezë.

Sipas kësaj, në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit në zona të ndryshme të Gazës kanë humbur jetën 28 persona dhe janë plagosur 66 të tjerë.

Në sulmet që Izraeli vazhdon prej 262 ditësh në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 37.626 ndërsa i të plagosurve në 86.098.

Nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat.

Related posts

OKB: Numri i viktimave në konfliktin në Sudan është rritur në 427

admin

Kryesia e BIK-ut emëroi kryetarët e Këshillave të BI-së

admin6

Studentët që protestojnë kundër luftës së Izraelit në Gaza po ndëshkohen nga universitetet amerikane

admin6