RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Rritet në 37 numri i të plagosurve nga shpërthimi në Paris

rritet-ne-37-numri-i-te-plagosurve-nga-shperthimi-ne-paris

Është rritur në 37 numri i të plagosurve nga shpërthimi që ndodhi në një ndërtesë në rajonin e 5-të në kryeqytetin e Francës, Paris, transmeton Anadolu.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin deklaroi se në rajonin e 5-të të Parisit ku ndodhi shpërthimi, janë plagosur 37 persona, 4 prej të cilëve në rrezik për jetën. Ai tha se 2 persona janë të zhdukur. “Është e mundur të gjejmë trupa ose persona të gjallë”, theksoi Darmanin.

Ai vuri në dukje se nuk është bërë ndonjë paralajmërim para shpërthimit dhe se nuk e dinë se nga buron shpërthimi.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një deklaratë nga Twitteri, tha se mendimet e tij janë bashkë me të plagosurit dhe të zhdukurit. Kryetarja e Bashkisë së rajonit të 5-të në Paris, Florence Berthout në një deklaratë për kanalin francez BFMTV tha se është ndërprerë plotësisht gazi në lagjen ku ndodhi shpërthimi.

– Ngjarja

Zv/kryetari i Bashkisë së rajonit e 5-të në Paris, Edouard Civel deklaroi nga Twitteri se në lagjen Val de Grace ka ndodhur një shpërthim me burim nga rrjedhja e gazit.

Prokuroria e Parisit ka deklaruar se nuk dihet ende arsyeja e shpërthimit. Në vendngjarje shkuan 270 zjarrfikës, 9 mjekë, kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, drejtori i policisë së Parisit, Laurent Nunez dhe prokuroja e Parisit, Laure Beccuau.

Nunez tha se shpërthimi ka ndodhur në një ndërtesë në të cilën ndodhet një shkollë e modës në rrugën Saint-Jacques.

“Për shkak të shpërthimit është përhapur zjarr ku dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë parandaluar që flakët të përhapen në dy ndërtesa tjera”, theksoi Nunez duke shtuar se këto ndërtesa janë evakuuar për shkak se janë prekur nga shpërthimi.

Ai tha se vazhdojnë kërkimet nën rrënoja dhe se zjarri është vendosur nën kontroll. Prokuroja e Parisit, Beccuau tha se sipas të dhënave që posedojnë, shpërthimi ka ndodhur brenda ndërtesës.

Related posts

Në një xhami në Prizren mblidhen mbi 2.200 euro dhe stoli ari për të prekurit nga tërmetet në Türkiye

admin

Më shumë se 11 milionë njerëz janë zhvendsour në Poloni që nga fillimi i luftës

admin

Putin: Aleatët perëndimorë të Ukrainës kanë vendosur ta luftojnë Rusinë deri në ukrainasin e fundit

admin