RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 38.295 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

rritet-ne-38.295-numri-i-pa’lestinezeve-te-vr’are-nga-su’lmet-iz’raelite-ne-ga’za

Është rritur në 38.295 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 278 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer 4 “masakra”, ndërsa në këto sulme janë vrarë 52 palestinezë dhe janë plagosur 208 të tjerë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 38.295 ndërsa i të plagosurve në 88.241.

Theksohet se bombardimet e ushtrisë izraelite që vazhdojnë në rajone të ndryshme të Rripit të Gazës, kanë shkaktuar një shkatërrim të madh.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

Related posts

Hetimi i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, Sveçla dhe Haxhiu vizitojnë Policinë e Kosovës

RTI

Lideri i Ha’masit përsërit se grupi nuk do ta njohë Iz’raelin pas vr’asjes së Haniyeh-it

RTI

Kurti: Kosova me rritjen ekonomike më të madhe në rajon, planifikojmë 4.5 miliardë euro investime në energji

admin