RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 623 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal, mbi 1.100 të zhdukur

rritet-ne-623-numri-i-te-vdekurve-nga-permbytjet-ne-nepal,-mbi-1.100-te-zhdukur

Numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet shkatërruese të dheut në Nepal arriti në 623 të shtunën, ndërsa ekipet e kërkimit vazhdojnë të gjejnë trupat e pajetë të marrë nga rrjedhat e furishme të lumenjve, transmeton Anadolu.

Policia e Nepalit konfirmoi se ka gjetur 616 trupa të pajetë, përfshirë 233 në Chitwan dhe 158 në Nawalparasi Lindor, duke i bërë këto zona ndër më të goditurat nga fatkeqësia. Bilanci përfshin dhjetëra viktima të gjetura në Gorkha, Dhading dhe Nuwakot, pas daljes nga shtrati të lumenjve Bhotekoshi dhe Trishuli, rrugë ujore kryesore që burojnë nga Himalajet.

Trupat e pajetë janë gjetur deri pranë kufirit me Indinë.

Të paktën 638 persona rezultojnë të zhdukur në anën nepaleze, përfshirë 511 shtetas të huaj.

Ndërkohë, shtatë persona kanë humbur jetën dhe 554 të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur në Kinë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.

Autoritetet nepaleze raportuan se 2.301 persona janë shpëtuar ose kanë marrë trajtim për lëndimet, ndërsa shumica e të mbijetuarve ndodhen në rrethet Nuwakot dhe Rasuwa.

Të dhënat e policisë tregojnë se 27 efektivë mbeten pa kontakt, ndërsa 4.811 pjesëtarë të personelit janë angazhuar në rajonet e prekura për të menaxhuar operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.

Related posts

Sulmet izraelite vrasin 3 palestinezë dhe plagosin 4 të tjerë në shkeljet e fundit të armëpushimit në Gaza

Kushtrim Guraj

Sulmet ajrore godasin Kordofanin dhe Darfurin në Sudan

Irfan Jahiu

Rama: Besojmë se në fund të vitit 2028 nuk do të blejmë më energji nga jashtë

admin