RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 70.117 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet-ne-70.117-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Është rritur në 70.117 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet e Izraelit si dhe trupat e nxjerrë së fundmi nga rrënojat.

Në 48 orët e fundit në spitale mbërritën trupat e 5 palestinezëve të nxjerrë nga rrënojat si dhe 13 të plagosur nga sulmet izraelite.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, në sulmet izraelite janë vrarë 360 persona, janë plagosur 922 të tjerë, ndërsa 617 trupa janë nxjerrë nga rrënojat.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 70.117, ndërsa numri i të plagosurve në 170.999.

– Armëpushimi në Gaza dhe marrëveshja për shkëmbimin e pengjeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi më 9 tetor se Izraeli dhe Hamasi kishin miratuar fazën e parë të planit të armëpushimit në Gaza gjatë negociatave që po zhvilloheshin në Egjipt.

Marrëveshja e nënshkruar në Egjipt ku u zhvilluan negociatat, hyri zbatim më 10 tetor me miratimin e qeverisë izraelite.

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur në Rripin e Gazës, ushtria izraelite vazhdon herë pas here sulmet e saj ndaj palestinezëve me pretendime të ndryshme.

Related posts

Mbi 2.7 milionë tifozë do ndjekin ndeshjet në stadiume/ Gjermania bën thirrje për vigjilencë gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit! 22 mijë policë, shërbim të pandërprerë

admin

Turqia “nuk pret fjalë të mira, por hapa konkrete” nga Suedia dhe Finlanda për të adresuar shqetësimet e saj

admin

Policia bastis dy shtëpi, gjen pushkë automatike, snajper e pistoleta

Muhamet Ramadani