RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 72.769 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet-ne-72.769-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Është rritur në 72.769 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, transmeton Anadolu.

Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj kundër Rripit të Gazës.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza në një deklaratë me shkrim, ka ndarë të dhënat më të fundit mbi viktimat e shënuara nga sulmet izraelite që kanë vazhduar që nga tetori i vitit 2023.

Në deklaratë thuhet se në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë trupat e pajetë të 6 palestinezëve dhe 40 të plagosur të tjerë.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor 2025 e deri më tani në sulmet izraelite janë vrarë 877 palestinezë dhe janë plagosur 2.602 të tjerë. Gjithashtu raportohet se nga rrënojat janë nxjerrë trupat e 776 palestinezëve.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 72.769, ndërsa numri i të plagosurve në 172.704.

Thuhet se mijëra të vdekur ndodhen ende nën rrënoja në Rripin e Gazës.

Related posts

Trump nënshkruan Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare prej 901 miliardë dollarësh

Muhamet Ramadani

Ndërsa urrejtja rritet në Indi, ekstremistët hindu kthehen kundër të krishterëve

Muhamet Ramadani

“Djali hije” merr pushtetin në Iran: kush është Mojtaba Khamenei?

Irfan Jahiu