RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 73.419 numri i palestinezëve të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës

rritet-ne-73.419-numri-i-palestinezeve-te-vrare-ne-gaza-qe-nga-fillimi-i-luftes

Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i ofensivës izraelite më 7 tetor 2023 ka shkuar në 73.419, ndërsa 174.364 të tjerë janë plagosur, njoftuan sot burime mjekësore në Gaza.

Sipas burimeve, gjatë 48 orëve të fundit spitalet në Rripin e Gazës kanë pranuar trupat e dy personave të vrarë dhe katër të plagosur.

Ndërkohë, numri i palestinezëve të vrarë që nga armëpushimi i 11 tetorit të vitit të kaluar ka arritur në 1.285, ndërsa 4.252 persona janë plagosur. Ekipet kanë nxjerrë gjithashtu 813 trupa nga rrënojat.

Burimet mjekësore theksuan se një numër viktimash vazhdojnë të jenë nën rrënoja dhe nëpër rrugë, ndërsa ekipet e ambulancës dhe të shpëtimit përballen me vështirësi për t’i arritur dhe nxjerrë trupat. /mesazhi

Related posts

Abazoviqi insiston se do të nënshkruhet marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe

admin

Kreu i Ligës Arabe: Kriza siriane duhet të marrë fund

admin

Presidenti i Këshillit Evropian bën thirrje për reforma në sistemin e OKB-së

admin