Numri i të vdekurve nga agresioni i vazhdueshëm i Izraelit në Rripin e Gazës ka arritur në 73,454 palestinezë, ndërsa 174,486 të tjerë janë plagosur që nga 7 tetori i vitit 2023, njoftojnë burimet mjekësore në Gaza.
Sipas këtyre burimeve, spitalet e Gazës kanë pranuar pesë trupa të pajetë dhe 14 palestinezë të plagosur vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor 2025, numri i viktimave ka pësuar rritje me 1,318 të vdekur dhe 4,375 të plagosur, ndërsa gjithsej 815 trupa janë nxjerrë nga gërmadhat. Burimet shtojnë se një numër i viktimave mbeten ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë, pasi ekuipazhet e ambulancave dhe shpëtimit e kanë të pamundur t’i arrijnë dhe t’i tërheqin ato. /mesazhi

