RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 80 numri i viktimave nga zjarret në Hawaii

rritet-ne-80-numri-i-viktimave-nga-zjarret-ne-hawaii

Është rritur në 80 numri i personave që kanë humbur jetën në 6 zjarre të mëdha që vazhdojnë në Ishullin e Madh (Big Island) dhe ishullin Maui në Hawaii të SHBA-së, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të CNN, evakuime të reja janë kryer për shkak të zjarrit që i është afruar qytezës Kaanapali në ishullin Maui. Bëhet e ditur se do të zhvillohet “hetim gjithëpërfshirës” lidhur me mënyrën se si autoritetet kanë ndërhyrë ndaj zjarreve që filluan më 8 gusht.

Qyteza historike Lahaina ku është përjetuar pjesa më e madhe e shkatërrimit të shkaktuar nga zjarret, dje për herë të parë u hap për ata që banojnë në zonë, ndërkohë që u formuan radhë të gjata të automjeteve në autostradën Honoapiilani e cila është alternativa e vetme për transportin tokësor.

Por, pas disa orësh nga hapja, rruga u mbyll sërish përveç shërbimeve emergjente. Autoritetet thanë se do të duhen shumë vite për riparimin e dëmit që kanë shkaktuar zjarret pyjore në ishullin Maui.

Vetëm në Lahaina janë dëmtuar mbi 1.000 ndërtesa. Në ishullin Maui funksionojnë gjashtë strehimore për të evakuuarit. Autoritetet njoftuan se kanë përgatitur plan për të siguruar strehim në hotele.

Ka shqetësime se numri i të vdekurve do të rritet pasi qindra persona janë të zhdukur.

– Lahaina është djegur pothuajse e tëra

Një nga senatorët amerikanë të rajonit, Brian Schatz në një deklaratë nga media sociale tha se një pjesë e madhe e shkatërrimeve të shkaktuara nga zjarret kanë ndodhur në qytezën historike Lahaina dhe se qyteza është “djegur pothuajse e tëra”.

Ndërkohë, drejtori i Ministrisë së Transportit në Hawaii, Ed Sniffen tha se mbi 11 mijë persona janë evakuuar me avion nga Maui.

– Ishulli Maui u shpall “zonë fatkeqësie”

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se për shkak të zjarrit shpalli “zonë fatkeqësie” ishullin Maui. Ai tha se dëmet e të prekurve nga zjarret do të kompensohen.

Guvernatori i Hawaii-t, Josh Green në një deklaratë më 10 gusht tha se humbjet e jetës do të rriten “në masë serioze” pas vlerësimeve që do të bëhen në ndërtesat e djegura.

Presidenti Biden dhe bashkëshortja e tij Jill Biden, shprehën ngushëllimet ndaj familjeve të personave që humbën jetën në zjarre.

Related posts

Policia e Kosovës e arreston kryetarin e Partisë Demokratike Serbe

RTI

312 dëshmitarë kundër krerëve të UÇK-së

admin

Delegacioni iz’raelit arrin në Egjipt për të diskutuar Korridorin e Filadelfit dhe Portën Kufitare Rafah

RTI