RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 82 numri i viktimave nga përmbytjet në Tajlandën jugore

rritet-ne-82-numri-i-viktimave-nga-permbytjet-ne-tajlanden-jugore

Njoftohet se 82 persona kanë humbur jetën në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë prekur pjesën jugore të Tajlandës, transmeton Anadolu.

Departamenti Tajlandez i Menaxhimit dhe Parandalimit të Fatkeqësive (DDPM) njoftoi se përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në pjesët jugore të Tajlandës, kanë prekur afërsisht 1 milion familje dhe 3 milionë njerëz.

Zyrtarët deklaruan se nivelet e larta të ujit janë tërhequr në shumicën e zonave që nga mëngjesi i sotëm dhe se disa zona janë ende të prekura nga përmbytjet.

Një zëdhënës i qeverisë në një konferencë për shtyp tha se numri i të vdekurve nga përmbytjet në provincën Songkhla është rritur në 55 dhe se gjithsej 82 persona kanë humbur jetën në shtatë provinca.

Autoritetet vunë në dukje se deri në mbrëmje presin që nivelet e ujit të ulen nën nivelin e brigjeve të lumit në të gjitha zonat e prekura

Kryeministri i Tajlandës, Anutin Charnvirakul, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në provincën Songkhla pas përmbytjeve që goditën jugun e vendit.

Shirat muson, të cilat prekin Azinë Jugore dhe Juglindore midis qershorit dhe shtatorit, shkaktojnë fatkeqësi të mëdha natyrore dhe aksidente çdo vit.

Related posts

Tenton që të hidhet në det, oficeri i policisë bën lëvizjen e papritur që e shpëton: Nëse bie ti, bie edhe unë!

admin

Reshjet e shiut lënë disa pjesë pa energji elektrike, KEDS tregon situatën

Muhamet Ramadani

Një i vrarë dhe 28 të plagosur nga sulmi ajror rus në kryeqytetin e Ukrainës

Muhamet Ramadani