RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 9 numri i palestinezëve të vrarë nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor

rritet-ne-9-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-ushtria-izraelite-ne-bregun-perendimor

Të paktën 9 palestinezë u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën nga zjarri i ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar të enjten, sipas burimeve palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria palestineze e Shëndetësisë në deklaratën e saj tha se 9 persona u vranë në kampin e refugjatëve Jenin, duke shtuar se në mesin e viktimave është edhe një grua e moshuar.

Lëvizja palestineze Fatah bën thirrje për intensifikimin e rezistencës kundër Izraelit

Ministria tha se 16 të tjerë u plagosën, ku 4 prej tyre janë në gjendje kritike. Dëshmitarët okularë thanë për AA se një ushtar izraelit sulmoi kampin e refugjatëve Jenin, gjë që çoi në përleshje midis dhjetëra palestinezëve dhe ushtrisë izraelite.

Dëshmitarët shtuan se përleshjet shpërthyen midis dhjetëra palestinezëve dhe forcave izraelite që përdorën municion të vërtetë dhe gaz lotsjellës.

Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera arrestimi në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor me pretekstin e kapjes së palestinezëve të “kërkuar”.

Related posts

Tre persona të arrestuar për shpëlarje parash

admin

Dy ushtarë izraelitë të vrarë në Libanin jugor

RTI

Ndërtesa 14-katëshe u shemb pas tërmetit, dënohet me 865 vite burg kontraktori i godinës ku humbën jetën 96 persona në Turqi

admin