RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rritet numri i aksidenteve në Kosovë, vetëm në 24-orët e fundit ndodhën 120

rritet-numri-i-aksidenteve-ne-kosove,-vetem-ne-24-oret-e-fundit-ndodhen-120

Ditëve të fundit në Kosovë është rritur numri i aksidenteve në komunikacion, ku vetëm në 24-orët e fundit kanë ndodhur 120 aksidente.

Policia ka njoftuar se 32 aksidente kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 88 prej tyre kanë qenë vetëm me dëme materiale.

Brenda 24-orëve të fundit, policia ka shqiptuar edhe 2355 tiketa trafiku, për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Policia në vazhdimësi është duke bërë thirrje që shoferët të respektojnë rregullat e trafikut.

Related posts

Europa përgatitet të mbështesë bizneset për kostot e larta të energjisë

admin

Tragjike në Kosovë/ Iu rrokullis djepi ndërsa ishte në gjumë, ndërron jetë foshnja 2-vjeçare

admin

Hamasi: Çdo operacion në Rafah nuk do të jetë ‘piknik’ për forcat izraelite

RTI