RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet numri i viktimave në Florida si pasojë e uraganit

rritet-numri-i-viktimave-ne-florida-si-pasoje-e-uraganit

Autoritetet në Florida kanë nisur një proces të gjerë të kërkim-shpëtimit, pas dëmeve të mëdha që ka shkaktuar Uragani Ian.

Të paktën 10 njerëz kanë vdekur në këtë shtet amerikan, mirëpo zyrtarët frikësohen se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se uragani – që tani është në kategorinë e parë – mund të jetë më shkatërruesi në historinë e Floridas, “me një numër të konsiderueshëm të jetëve të humbura”.

Ian aktualisht është duke lëvizur drejt Karolinës së Veriut dhe asaj të Jugut.

Si pasojë e stuhisë së fuqishme, më shumë se 2.2 milionë njerëz vazhdojnë të mos kenë rrymë në Florida.
Vërshimet janë aq të rënda, saqë disa banorë kanë mbetur të bllokuar nëpër shtëpitë e tyre.

Garda Kombëtare është duke shkuar derë më derë për të shpëtuar personat e bllokuar.

Guvernatori shtetëror, Ron DeSantis, ka thënë të enjten në mbrëmje se dëmet në disa rajone janë “gati të papërshkrueshme”.

Uragani Ian ka goditur fillimisht Kubën duke e lënë gjithë shtetin pa rrymë ditën e martë. /rel

Related posts

Erdogan: Hapat nga Azerbajxhani dhe Armenia drejt vendosjes së paqes së qëndrueshme janë “jashtëzakonisht të vlefshëm”

admin

Zyrtarja e OKB-së thotë se vd’ekja është e vetmja gjë e sigurt për njerëzit në Ga’za.

Muhamet Ramadani

Ish-presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, pranon përgjegjësinë për grusht shtetin e vitit 1989

admin