RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet numri i viktimave në Gaza: 72,134 të vrarë që nga tetori 2023

rritet-numri-i-viktimave-ne-gaza:-72,134-te-vrare-qe-nga-tetori-2023

Burime mjekësore në Rripin e Gazës kanë njoftuar se numri i të vrarëve nga ofensiva ushtarake izraelite ka arritur në 72,134 persona, ndërsa 171,828 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023.

Sipas të njëjtave burime, gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës kanë mbërritur dy të vrarë – njëri prej tyre i nxjerrë nga rrënojat – si dhe dy persona të plagosur.

Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se që nga armëpushimi i 11 tetorit të vitit të kaluar, numri i viktimave është rritur në 649 persona, ndërsa 1,730 persona janë plagosur.

Gjithashtu, ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat 756 trupa të pajetë, duke reflektuar përmasat e mëdha të shkatërrimit në territor. /mesazhi

Related posts

SHBA, personi që u paralizua në automjetin e policisë do të marrë 45 milionë dollarë dëmshpërblim

admin

Fragmente raketash bien pranë parlamentit dhe zyrës së Netanyahut në Kuds

RTI

Kthehen në SHBA trupat e gjashtë ushtarëve të vrarë

Irfan Jahiu