RTV AHIRETI
Uncategorized

Rritet sërish çmimi për kurban në Kosovë

rritet-serish-cmimi-per-kurban-ne-kosove

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar rritje këtë vit, duke arritur në 200 euro, krahasuar me 180 euro sa ishte më 2025.

Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar fushatën “Kurbani 2026”, ku ka bërë të ditur se çmimi për një kurban është caktuar 200 euro.

Në materialin promovues të publikuar nga Medreseja e Mesme “Alauddin” në Prishtinë theksohet se mjetet do të dedikohen për familjet në nevojë, me moton: “Bëhu pjesë e sakrificës! Mirësia jote, shpresë për ta”.

BIK ka bërë me dije se pagesat për kurbanët mund të realizohen në këshillat e Bashkësisë Islame nëpër komuna, si dhe përmes llogarive bankare të publikuara nga organizatorët.

Rritja e çmimit prej 20 eurosh vjen në kohën kur tregu i bagëtive dhe kostot e produkteve ushqimore kanë shënuar ngritje krahasuar me vitet e kaluara.

Feja islame rekomandon fuqishëm therjen e Kurbanit, gati deri në statusin e obligimit, për të gjithë ata që kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë. Përndryshe, Kurbani, sipas literaturës fetare, konsiderohet një vepër bamirësie dhe afërsie shpirtërore me Zotin, ndërsa theks i veçantë i kushtohet ndihmës ndaj të varfërve dhe shpërndarjes së mishit për ata që kanë më pak mundësi për ta blerë e konsumuar atë.





Related posts

Thaçi: Trump, i vetmi që mund ta detyrojë Putinin ta njohë Kosovën

Kushtrim Guraj

Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë nënkupton kjo për Kosovën?

Kushtrim Guraj

Protestë në Prishtinë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Kushtrim Guraj