RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritja e çmimit të energjisë, dhjetëra mijëra qytetarët protestojnë në Çeki

rritja-e-cmimit-te-energjise,-dhjetera-mijera-qytetaret-protestojne-ne-ceki

Rreth 70 mijë persona mbushën sheshin në Pragë duke protestuar kundër qeverisë çeke dhe i bënë thirrje koalicionit qeverisës që të bëjë më shumë për të kontrolluar çmimin në rritje të energjisë elektrike.

Protestuesit shprehën pakënaqësinë edhe kundër Bashkimit Europian e NATO-s. Ata thanë vendi i tyre duhet të jetë neutral ushtarakisht dhe të sigurojë kontrata direkte me furnizuesit e gazit, përfshirë edhe Rusinë.

Protestuesit ishin një numër grupimesh politike të ekstremit të djathtë dhe të skajshëm, përfshirë edhe partinë komuniste.

“Qëllimi i demonstratës tonë është të kërkojmë ndryshim në zgjidhjen e çështjes së çmimit të energjisë dhe të gazit, të cilat do të shkatërrojnë ekonominë tonë”, tha Jiri Havel, njëri prej bashkëorganizatorëve të protestës.

Protesta u mbajt në sheshin qendror të Pragës, një ditë pasi qeveria i mbijetoi një mocioni mosbesimi

Kryeministri Petr Fiala, që drejton koalicionin qeverisës 5-partiak të qendrës së djathtë, tha se protesta ishte organizuar nga forca pro-ruse.

“Protesta u thirr nga forca që janë pro Rusisë, janë pothuajse forca ekstreme dhe që janë kundër interesave të Republikës Çeke”, u shpreh Kryeministri. /tvklan

Related posts

Shkon në 39 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë

Muhamet Ramadani

OKB pezullon ndihmat ushqimore për Etiopinë prej ‘devijimit’ të furnizimeve, një ditë pasi SHBA bën të njëjtën gjë

admin

Publikohen telefonatat tronditëse pas rënies së themeluesit të Mango-s në humnerë, djali kërkonte ndihmë mes lotësh: Ju lutem, dërgoni një ambulancë!

admin