Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka në një prononcim për EO ka thënë se rritja ekonomike për vitin 2024 do të jetë 4.2 për qind.
Ai ka thënë se vendi e ka mbyllur vitin me një normë të ulët të inflacionit rreth 4 për qind por që çmimet vazhdojnë të mbesin të larta për shkak të çrregullimeve në zingjirët e furnizimit global.
Kjo siç thekson ai, Kosova ka një bazë të ulët të prodhimtarisë.
Ai ka shtuar se Kosova vazhdon që të ketë njërën prej normave më të larta të rritjes ekonomike në mesin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, por që thekson se kjo normë nuk i mundëson vendit që të zë hapin me zhvillimet e kontinentit të Evropës.
Zeka ka thënë se zhvillimi ekonomik nuk ka qenë prioritet i as një qeveri që nga pas lufta, teksa apelon te ekzekutivi që ta bëjë një gjë të tillë këtë vit.
Ai ka theksuar që Kosovës i nevojitet një strategji gjithëkombëtare për zhvillimin ekonomik e ku në të duhet që të përfshihen të gjithë “hisedarët”.
“Me sinqeritetin më të madh e them që realisht ekonomia nuk duket që të jetë prioritet i as njërës prej qeverive që i kemi pasur prej viti 99 e tutje, sidomos pre viti 2008 e tutje prej kur Kosova është shtet i pavarur. Realisht duket që këtu çalojmë mungesa e një strategji gjithëkombëtare për zhvillimin ekonomik e cila do të jep drejtim zhvillimeve që lidhen me ekonominë edhe aspektin social, duket që po e gjymton vendin do të thotë në këtë aspekt. Këtu realisht besoj që qeveria këtë vit, vitin 2024 duhet ta caktoj me të vërtet të cilin zhvillimi ekonomik do të trajtohet me prioritet, por megjithatë duke pasur parasysh gjatë tërë kohës që zhvillimi ekonomik nuk është vetëm përgjegjësi e institucioneve të vendit por në këtë aspekt duhet që të përfshihen në komunikim së paku edhe hisedarët e tjerë jo institucional, profesor universitar, ekspert të ekonomisë, përfaqësues të instituteve të ekonomisë. Ajo që është më e rëndësishmja ata të cilët realisht përfaqësojnë interesat e atyre që janë bartës ose janë motor i zhvillimit ekonomik të vendit pra sektori privat e që janë Odat Ekonomike edhe Asociacionet e biznesit. një dialog i tillë ndërmjet sektorit publik edhe sektorit privat ka munguar përgjatë viteve të fundit e sidomos me këtë qeveri”, ka thënë ai.
Zeka ka thënë se rritja ekonomike për këtë vit pritet që të jetë 4.2 për qind nëse shteti aktivizon shtyllat kryesore të cilat mundësojnë rritjen ekonomike të vendit, e që sipas tij janë investimet kapitale edhe ruajtjen e konsumit.
Ai ka thënë se Kosova vazhdon që të ketë njërën prej normave më të larta të rritjes ekonomike në mesin e shteteve të Ballkanit Perëndimore, por që sipas tij, kjo normë e rritjes ekonomike nuk i mundëson vendit që të zë hapin me zhvillimet e kontinentit të Evropës.
“Nuk kemi as një arsye të mos besojmë që parashikimet e Bankës Qendrore të Kosovës nuk do të realizohen në fund të këtij viti, edhe në presim që të kemi një rritje ekonomike prej 4.2 për qind për aq kohë sa përdoren ose aktivizohen shtyllat kryesore të cilat mundësojnë rritjen ekonomike të vendit. Sipas të gjitha raporteve të organizatave ndërkombëtare por natyrisht edhe raporteve të brendshme këto shtylla ekonomike të vendit përfshijnë investimet kapitale edhe natyrisht ruajtjen e konsumit, ani pse kjo mund të mos jetë ndoshta shtylla e cila garanton një zhvillim të qëndrueshëm. Por megjithatë janë dy prej aspekteve të cilat është bazuar zhvillimi ekonomik i vendit në vitet e fundit. Për të qenë me objektiv duhet përmendur faktin që megjithatë Kosova vazhdon që të ketë njërën prej normave më të larta të rritjes ekonomike në mesin e shteteve të Ballkanit Perëndimore, por në të njëjtën kohë duhet të vazhdojmë edhe të japim edhe informata të tjera për publikun që kjo normë e rritjes ekonomike nuk i mundëson vendit që të zë hapin me zhvillimet e rajonit, po flas për kontinentin e Evropës me qenë se këtu jemi shumë mbrapa. Baza ekonomike e Kosovës është relativisht e ulët edhe pastaj çfarë do norme e rritjes ekonomike nën normat dyshifrore nuk garanton zhvillim të përshpejtuar ekonomik”, u shpreh ai.
Drejtori i OEAK-ut ka thënë se vendi e ka mbyllur vitin 2023 me një normë prej diku rreth 4 për qind të inflacionit, por që çmimet janë duke vijuar që të jenë të larta.
Sipas tij, presioni mbi çmimet është njëri prej indikatorëve problematik të rritjes ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe të Kosovës.
“Po i referohem të dhënave zyrtare të publikuar nga ASK-ja për vitin e kaluar do të thotë që Kosova mbylli vitin me një normë prej diku rreth 4 për qind të inflacionit, por megjithatë çmimet vijon të jenë të larta. Pra presioni mbi çmimet vazhdon të jetë jashtëzakonisht i lartë, kjo është thënë edhe një një raport të Bankës Botërore të viti të kaluar i cili flet për perspektiven ekonomike të Ballkanit në përgjithësi, por pastaj edhe të shteteve individuale në veçanti përfshirë këtu edhe Kosovën. Ku presioni mbi çmimet përmendet si njëri prej indikatorëve problematik të zhvillimit ekonomik ose të rritjes ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe të Kosovës ne veçanti. Duhet sqaruar me teje norma prej katër për qind e inflacionit vjetor mund të duket e ulët por megjithatë krahasimet behën në baza vjetore që do të thotë që inflacioni prej periudhës e para pandemisë edhe para shpërthimit të luftës në Ukrainë megjithatë është shumë i lartë edhe rrjedhimisht ne ballafaqohemi me këto çmime të produkteve të cilat vijojnë të jenë të larat. Assesi nuk shohim ndonjë trend të uljes së tyre aq më tepër në masën në të cilin ato ishin para pandemisë”, theksoi ai.
Zeka ka thënë se çmimet janë duke mbetur të larta edhe pse inflacioni ka vazhduar që të bije, për shkak të çrregullimeve ne zingjiret e furnizimit global.
E sipas tij, Kosova ka një bazë të ulët të prodhimtarisë dhe i nënshtrohet më tepër çmimeve të larta edhe inflacionit me qenë se në masë të madhe importohet pothuajse gjithçka.