RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rubio: Trump do të marrë pjesë në “samitin më të rëndësishëm” të NATO-s në Turqi

rubio:-trump-do-te-marre-pjese-ne-“samitin-me-te-rendesishem”-te-nato-s-ne-turqi

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka bërë të ditur se presidenti amerikan, Donald Trump, do të marrë pjesë në samitin e krerëve të shteteve të NATO-s në Ankara në muajin korrik, transmeton Anadolu.

Rubio tha se samiti do të jetë “takimi më i rëndësishëm” në historinë e aleancës, sepse “ka disa gjëra që duhet të sqarohen dhe të rregullohen”.

“SHBA-ja ende është në aleancën e NATO-s dhe ne do të jemi aty”, tha Rubio para Komitetit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Derisa Washingtoni mbetet anëtar i NATO-s, ai tha se organizata ka nevojë për “ndryshime të rëndësishme” që do të diskutohen në samitin e 7 dhe 8 korrikut në kryeqytetin turk Ankara.

Related posts

Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orë, tre burra të arrestuar e dy në arrati

Muhamet Ramadani

Nis gjysmëvjetori i dytë për nivelet e arsimit parauniversitar

Muhamet Ramadani

“Kujtoni sulmin e NATO-s ndaj Serbisë”, ish-admirali kroat analizon përdorimin e mundshëm të këmbësorisë në Iran

admin