RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ruge: NATO kërkon dialog dhe koordinim për hapjen e urës së Ibrit

ruge:-nato-kerkon-dialog-dhe-koordinim-per-hapjen-e-ures-se-ibrit

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Boris Ruge, ka thënë se për çështjen e hapjes së urës së Ibrit, vendimet duhet të vijnë përmes dialogut dhe koordinimit.

Ai këto komete i ka bërë në X ku njoftuar për takimin që ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“NATO është krenare që ka ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë për 25 vjet. Sot me Vjosa Osmanin bëmë një bilanc të asaj që u arrit. Për urën mbi Ibër nënvizova pikëpamjen e NATO-s se vendimet duhet të vijnë përmes dialogut dhe në mënyrë të koordinuar”, ka shkruar ai.

Në komunikatën e Presidencës për këtë takim, thuhet se Osmani ka thënë se hapja e urës së Ibrit i shërben integrimit të të gjithë qytetarëve, ndërsa ka shtuar se duhet koordinim dhe një plan i përbashkët i zbatimit me NATO-n.

Related posts

Një lider i Hamasit vritet në ditën e tretë të operacionit izraelit në Bregun Perëndimor

admin

SHBA: Takimi përpara votimit për forcën ndërkombëtare në Gaza tregon mbështetje të fortë

RTI

Shtetet që Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës

admin