Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se i kishte ofruar presidentit rus, Vladimir Putin të zhvillonte një takim me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky në Turqi.
Lajmi vjen nga media e pavarur bjelloruse, Nexta.
Dje Erdogan u takua me Putinin në Soçi të Rusisë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe energjetik mes dy vendeve.
Ky ishte takimi i dytë mes dy presidentëve që nga fillimi i luftës, në korrik ata u takuan në Teheran. /atsh