Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira në tensioneve në Rusi “të veprojnë me përgjegjësi dhe me synimin për të shmangur tensionet e mëtejshme”.
Përmes një deklarate të lëshuar në përgjigje të zhvillimeve të fundit në Rusi, Guterres u bën thirrje palëve që të veprojnë me përgjegjësi dhe me synimin për të shmangur tensionet.
“Sekretari i Përgjithshëm ka ndjekur me shqetësim zhvillimet në Federatën Ruse. Ai është në dijeni të raporteve të fundit në lidhje me hapat për të ulur tensionet. Ai u bën thirrje të gjithë të interesuarve që të vazhdojnë të veprojnë me përgjegjësi dhe me synimin për të shmangur tensionet e mëtejshme”, thuhet në deklaratë. /tch