Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi diskutuan për zhvillimet në Karabak, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se Putin dhe Raisi zhvilluan një bisedë telefonike.
Dy liderët diskutuan për zhvillimet në Karabak dhe procesin e normalizimit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë ndërsa u theksua rëndësia e zgjidhjes së problemeve me rrugë politike dhe diplomatike.
Ata shprehën interesin e ndërsjellë për çështjen e aktivizimit të punimeve të platformës konsultative rajonale “3+3” të përbërë nga Türkiye, Rusia, Irani, Azerbajxhani, Armenia dhe Gjeorgjia. Raisi falënderoi Rusinë për mbështetjen që ka dhënë ndaj aplikimit të Iranit për anëtarësim në BRICS.