RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme ajrore gjatë natës

rusia-dhe-ukraina-shkembejne-sulme-ajrore-gjate-nates

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha sot se 283 dronë të Ukrainës u rrëzuan në gjithë territorin rus gjatë natës, transmeton Anadolu.

Sulmi më intensiv ishte kundër rajonit jugor të Rostovit, që kufizohet me Ukrainën, ku u interceptuan 90 dronë, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Në qendrën administrative të rajonit të Bashkortostanit, qytetin Ufa, mjete ajrore pa pilot që synonin rafineritë e naftës ranë mbi një shtëpi banimi në ndërtim.

Ndërkohë, mediat e Ukrainës raportuan se pjesa më e madhe e rajonit të Çernihivit mbeti pa energji elektrike pas një sulmi ajror rus.

Verifikimi i pavarur i pretendimeve të të dyja palëve është i vështirë për shkak të konfliktit në vazhdim.

Related posts

KFOR shton patrullimet në Kosovë: Situata në Veri, e qetë, por e brishtë!

admin

Stoltenberg: Putin me këtë luftë e ka humbur përgjithmonë Ukrainën

admin

Sytë nga Brukseli/ Bislimi dhe Petkoviç takohen sot

admin