RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia e sheh si veprim “armiqësor” dërgimin e sistemeve S-300 nga Greqia në Ukrainë

rusia-e-sheh-si-veprim-“armiqesor”-dergimin-e-sistemeve-s-300-nga-greqia-ne-ukraine

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Rusisë, Maria Zakharova, tha se vendi i saj e sheh dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-300 nga Greqia në Ukrainës si një veprim “armiqësor” ndaj Moskës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne i konsiderojmë planet provokuese për të furnizuar regjimin e Kievit me S-300 dhe sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore të tipit rus ose sovjetik si shprehje e haptë e armiqësisë ndaj Rusisë”, tha Zakharova në një deklaratë me shkrim.

Ajo vuri në dukje se Athina ka deklaruar gatishmërinë e saj për të dërguar sistemet S-300 nga Kreta në Ukrainë. Zakharova pohoi se Greqia nuk shqetësohet për rreziqet e të qenit “bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë” i Ukrainës në luftën me Rusinë.

“Ka një indiferencë të plotë nga ana e palës greke ndaj kufizimeve ndërkombëtare në tregtinë e armëve”, vazhdoi ajo, duke shtuar se të gjitha pajisjet ushtarake të dërguara në Ukrainë do të gjurmohen dhe shkatërrohen nga ushtria ruse.

– “SHBA dhe Rusia në prag të konfrontimit të drejtpërdrejtë”

Përpos kësaj, Zakharova tha se “politika e rrezikshme dhe shkurtpamëse” e SHBA-së i vendos Moskën dhe Washington-in në prag të një konfrontimi të drejtpërdrejtë.

“Ishte dëshira e SHBA-së për të ruajtur me çdo kusht hegjemoninë amerikane, duke injoruar realitetet e reja gjeopolitike, si dhe mungesën arrogante e vullnetit për të zhvilluar një dialog serioz për garancitë e sigurisë që çoi në një rezultat të natyrshëm”, shtoi ajo.

Zëdhënësja tha gjithashtu se SHBA po shkojnë gjithnjë e më shumë në një konflikt të ri për shkak të ofrimit të mbështetjes ushtarake për Ukrainën dhe pranisë së saj ushtarake në rritje në botë.

Zakharova tha se Moska i kërkon administratës amerikane të mos e përshkallëzojë më tej situatën.

“Rusia është e interesuar të ulë tensionet dhe të bie dakord mbi parimet e bashkëjetesës paqësore bazuar në reciprocitetin e rreptë. Ne nuk refuzojmë të komunikojmë me SHBA-në në nivele të ndryshme, por për të pasur të paktën progres minimal, na duhet një kundër lëvizje që kërkon vullnet politik, mendje të hapur dhe gatishmëri për të rënë dakord në mënyrë të sinqertë, pa një fund të dyfishtë”, shtoi ajo.

Related posts

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për pjesëmarrje në protestat e dhunshme në veri

RTI

Foli kundër dëshmitarëve dhe punonjësve të gjykatës, Donald Trump gjobitet për herë të 10-të. Ish-presidenti i SHBA-së merr paralajmërim për dënim me burg

admin

Anija e parë e ngarkuar me grurin ukrainas mbërrin në hyrjen e ngushticës së Stambollit në Detin e Zi – VIDEO

admin