RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia kërkon të përfshijë Iranin në ndërmjetësimin e krizës në Siri

rusia-kerkon-te-perfshije-iranin-ne-ndermjetesimin-e-krizes-ne-siri

Rusia kërkon të punojë me Iranin për të lehtësuar marrëdhëniet midis Sirisë dhe Turqisë, raportoi agjencia e lajmeve “Interfax”.

“Marrëveshja, në parim, është arritur për pjesëmarrjen e Republikës Islamike të Iranit në bisedime”, njoftoi dje në mbrëmje ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Deri më tani, vetëm Rusia, Siria dhe Turqia janë pjesë e një formati të bisedimeve tripalëshe.

Së fundmi, është folur për takimin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan me liderin sirian Bashar al-Assad, për të ndërmjetësuar në samit.

“Ne mbështesim interesin e presidentit turk për normalizimin e marrëdhënieve me presidentin e Sirisë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje në përgjithësi”, tha Lavrov.

Rusia, Turqia dhe Irani janë patronët e të ashtuquajturit formati “Astana”, ku përfaqësuesit e qeverisë dhe opozitës siriane po negociojnë të ardhmen e vendit.

Të tri shtetet kanë interesat e tyre në Siri.

Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Damaskut konsiderohen të tensionuara. Turqia kontrollon pjesërisht rajonet kufitare në veri të Sirisë, dhe mbështet rebelët në luftën civile siriane.

Dy javë më parë, Lavrov e quajti rajonin sirian të Idlibit, i cili dominohet nga Turqia, një zonë problematike.

“Patrullat e përbashkëta turko-ruse përgjatë rrugës për në Alepo gjithashtu nuk kanë funksionuar deri më tani”, tha Lavrov më herët. /atsh

Related posts

Borrell: Duhet ta ndërtojmë një shtet palestinez, s’do të lejohet pushtimi i Gazës

admin6

Forcat izraelite vrasin një vajzë të re palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar

admin

Ushtari izraelit tallet me studentët palestinezë pranë universitetit të bombarduar në Gaza

admin