Rusia ka legalizuar rekrutimin e kriminelëve për shërbimin ushtarak në Ukrainë dhe po i josh ata në front me perspektivën e amnistive, sipas një deklarate të postuar në faqen e internetit të Dumës Ruse.
“Vlefshmëria e dokumentit nuk shtrihet tek ata që janë dënuar më parë për akte terroriste dhe ekstremiste, si dhe për krime seksuale ndaj të miturve”, thuhet në deklaratë.
Parlamenti rus gjithashtu dëshiron të përjashtojë ushtarët rusë që luftojnë në Ukrainë nga ndjekja penale për krime të vogla dhe të mesme, duke përfshirë vjedhjen dhe mashtrimin.
”Përveç kësaj, ata mund të përjashtohen nga hetimet dhe dosjet penale duke marrë medalje gjatë shërbimit ushtarak ose duke lënë shërbimin pas plagosjeve ose plotësimin e kufirit të moshës”, thotë ligji.
Verën e kaluar u bë e ditur se grupi mercenar Wagner po rekrutonte kriminelë nga burgjet. Gjatë gjykimit thuhet se janë liruar edhe kriminelë me vepra të rënda penale. /atsh