RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia: Mburoja bërthamore është garantuesi kryesor i sovranitetit dhe integritetit tonë territorial

rusia:-mburoja-berthamore-eshte-garantuesi-kryesor-i-sovranitetit-dhe-integritetit-tone-territorial

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, deklaroi se ata do të vazhdojnë të zhvillojnë “treshen bërthamore” të përbërë nga avionë strategjikë, raketa balistike ndërkontinentale dhe nëndetëse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në takimin që zhvilloi me zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, ministri Shoigu tha se mburoja bërthamore është garantuesi kryesor i sovranitetit dhe integritetit territorial të Rusisë.

Duke theksuar se qëllimi i tyre kryesor për këtë vit është të marrin masa gjithëpërfshirëse për të përmirësuar aftësitë luftarake të ushtrisë së Rusisë, Shoigu tha: “Ne duhet të analizojmë vazhdimisht përvojën operacionale të ushtrisë sonë në Ukrainë dhe Siri, dhe ta përdorim atë për të përgatitur programe trajnimi të personelit dhe planet e prokurimit të pajisjeve ushtarake”.

Ai tha se Rusia do të vazhdojë të zhvillojë kapacitetin e saj të përbërë nga avionë strategjikë, raketa balistike ndërkontinentale dhe nëndetëse, të cilat ai i përkufizon si “treshe bërthamore”.

“Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë treshen bërthamore dhe të ruajmë nivelin e gatishmërisë luftarake. Mburoja bërthamore është garantuesi kryesor i sovranitetit dhe integritetit tonë territorial”, tha Shoigu.

Duke shpjeguar se ato do të rrisin aftësitë e forcave ajrore të Rusisë, duke përfshirë avionë luftarakë dhe mjete ajrore pa pilot, ministri Shoigu tha se, “Planet tona prioritare përfshijnë zgjerimin e arsenalit tonë të mjeteve moderne të sulmit”.

Related posts

Kovaçevski: Plani i rritjes është konfirmimi më serioz politik nga BE-ja

admin

Fillon Forumi i 14-të “Kazan 2023” në Rusi

rezart morina

Akil Gjakova ndalohet në Morinë, dërgohet në mbajtje prej 48 orësh

admin