RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia ndërpret furnizimin me gaz në Evropë përmes Nord Stream 1

rusia-nderpret-furnizimin-me-gaz-ne-evrope-permes-nord-stream-1

Rusia ka ndërprerë plotësisht furnizimin me gaz në Evropë përmes një tubacioni të madh, duke thënë se nevojiten riparime.

Gjiganti rus i energjisë i mbështetur nga Rusia, Gazprom, ka thënë se riparimet do të zgjasin për tri ditë.

Rusia tashmë ka reduktuar ndjeshëm eksportin e gazit përmes tubacionit, shkruan BBC-ja të mërkurën.

Ajo gjithashtu ka hedhur poshtë akuzat e perëndimit se po e përdor gazin si përgjigje ndaj Perëndimit për vendosjen e sanksioneve pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Tubacioni i Nord Stream shtrihet 1200 kilometra nën Detin Baltik nga Rusia, afër Shën Petersburgut e deri në Gjermaninë verilindore.

Është hapur në vitin 2011 dhe mund të dërgojë 170m kubik të gazit në ditë nga Rusia në Gjermani.

Tubacioni ishte ndalur për 10 ditë për në korrik, përsëri për shkak të riparimeve, ka thënë Rusia, dhe ishte duke operuar me 20 për qind të kapacitetit. /koha

Related posts

Analiza e CNN: Evropa i kthehet rekrutimit ushtarak, ndërsa rritet kërcënimi i një lufte me Rusinë

admin

Michel kërkon nga Serbia hapa në shtensionim të situatës në veri dhe kthim në dialog

Muhamet Ramadani

Anulohet seanca në rastin “Veteranët”

Muhamet Ramadani