RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia nënshkruan marrëveshje me Vietnamin për ndërtimin e centralit të parë bërthamor

rusia-nenshkruan-marreveshje-me-vietnamin-per-ndertimin-e-centralit-te-pare-berthamor

Rusia dhe Vietnami kanë nënshkruar një marrëveshje ndërqeveritare për bashkëpunim në ndërtimin e centralit të parë bërthamor të vendit, transmeton Anadolu.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Moskë pas takimeve mes kryeministrit rus, Mikhail Mishustin dhe homologut të tij vietnamez, Pham Minh Chinh.

Marrëveshja u nënshkrua nga kreu i korporatës shtetërore bërthamore ruse Rosatom, Alexey Likhachev dhe kreu i Zyrës së Qeverisë së Vietnamit, Tran Van Son.

Gjatë bisedimeve me Chinh, Mishustin tha se projekti do të japë një shtysë të fuqishme për bashkëpunimin në fusha të lidhura, përfshirë teknologjinë e avancuar dhe kërkimin themelor dhe të aplikuar.

Ai shtoi se marrëveshjet mes kompanive ruse dhe vietnameze në sektorin e naftës dhe gazit do të mundësojnë zhvillimin e projekteve për shfrytëzimin e fushave në të dy vendet.

Kryeministri rus gjithashtu propozoi vazhdimin e përpjekjeve për rritjen e tregtisë dypalëshe.

Related posts

Franca lejon shitjen e përkohshme të naftës “jashtë standardeve” për shkak të frikës nga mungesat

RTI

Disa fëmijë, një komandant i vrarë në sulmin izraelit në Gaza të shtunën

admin

Pretendohet se Izraeli do të lejojë që ndihmat humanitare të hyjnë në Gaza nga deti

admin