RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia paralajmëron “masa hakmarrëse” nëse qytetarëve të saj u refuzohet viza Shengen

rusia-paralajmeron-“masa-hakmarrese”-nese-qytetareve-te-saj-u-refuzohet-viza-shengen

Peskov tha se Moska do të “reagojë shumë negativisht dhe do të ndërmarrë veprime” nëse Finlanda fqinje ndalon lëshimin e vizave për rusët

Rusia ka paralajmëruar për “masa hakmarrëse” nëse qytetarëve rusë iu refuzohet viza Shengen, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe vendet e Amerikës së Veriut po konkurrojnë me njëri-tjetrin në sanksione anti-ruse, por arsenali i tyre i masave tashmë është duke u shterur. Prandaj, po merren vendime irracionale dhe rreziqet nuk mund të përjashtohen”, tha në një konferencë për media Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

Duke e quajtur ndalimin e mundshëm të vizave Shengen për rusët “të nxitur emocionalisht”, Peskov tha se Kremlini shpreson që nisma nga Finlanda drejt këtij qëllimi të mos zbatohet.

Peskov tha se Moska do të “reagojë shumë negativisht dhe do të ndërmarrë veprime” nëse Finlanda fqinje ndalon lëshimin e vizave për rusët.

Mbyllja e mundshme e grupit hebre

Duke folur për mbylljen e mundshme të Agjencisë Hebraike për Izraelin (JAFI), një grup që punon për të vendosur hebrenjtë në tokën palestineze, Peskov tha se situata nuk duhet të “politizohet” dhe nuk duhet të ndikojë në lidhjet midis dy vendeve.

Ai tha se situata duhet trajtuar me shumë kujdes, duke shtuar se ka pyetje që grupi hebre duhet t’u përgjigjet lidhur me pajtueshmërinë me ligjet ruse.

Peskov tha se të gjitha organizatat në Rusi duhet të respektojnë ligjet e vendit.

Javën e kaluar, Ministria e Drejtësisë e Rusisë bëri thirrje për pezullimin e aktiviteteve të grupit JAFI në vend. Një gjykatë në Moskë do të dëgjojë kërkesën e ministrisë më 28 korrik.

Pas kërkesës, Izraeli mbajti një takim urgjent për këtë çështje.

Kryeministri izraelit, Yair Lapid, më herët tha se mbyllja e grupit në Rusi do të dëmtonte marrëdhëniet midis dy vendeve.

Riparimi i turbinave për Rrjedhën Veriore

Peskov theksoi se situata në riparimin e turbinave për tubacionin e gazit natyror Rrjedha Veriore është “seriozisht e ndërlikuar” nga sanksionet ndaj Rusisë.

Megjithatë, ai tha se Moska shpreson se turbina e riparuar e Rrjedhës Veriore do të instalohet së shpejti.

“Po, me të vërtetë, ka disa probleme me turbinën. Turbina ende nuk ka mbërritur dhe ende nuk është montuar”, shtoi Peskov.

Derisa problemet lidhur me furnizimin me gaz natyror vazhdojnë, gjigandi energjetik rus Gazprom njoftoi se nuk mund të garantojë rrjedhën e gazit për shkak të një problemi me turbinën e gazit.

Turbina, e cila u riparua nga gjigandi industrial gjerman Siemens në Kanada, u dërgua në Gjermani në vend të Rusisë për shkak të luftës së vazhdueshme Rusi-Ukrainë.

Gazprom ka reduktuar rrjedhën e gazit natyror në Evropë, duke përmendur mungesën e turbinës. /aa

Related posts

Rreth 24 mijë nxënës i nënshtrohen sot Testit të Arritshmërisë

admin

Myftiu Tërnava priti në takim rektorin e Universitetit Dumlupınar – Kütahya

admin

Kryeministri Kurti në takim me Papa Françeskun

admin