RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia paralajmëron se furnizimi me avionët F-16 do të përshkallëzojë luftën në Ukrainë

rusia-paralajmeron-se-furnizimi-me-avionet-f-16-do-te-pershkallezoje-luften-ne-ukraine

Rusia dënoi vendimin e Danimarkës dhe Holandës për të ofruar avionë luftarakë F-16 për Ukrainën, duke theksuar se masa do të përshkallëzonte konfliktin. Danimarka dhe Holanda njoftuan të dielën se do të furnizojnë Ukrainën me F-16, gjashtë prej të cilëve pritet të dorëzohen në fillim të vitit të ardhshëm.

“Fakti që Danimarka tani ka vendosur t’i dhurojë Ukrainës 19 avionë F-16 çon në një përshkallëzim të konfliktit. Duke u fshehur pas supozimit se Ukraina duhet të përcaktojë vetë kushtet për paqen, Danimarka kërkon me veprimet e saj që të mos i lërë Ukrainës zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë konfrontimin ushtarak me Rusinë”, tha ambasadori rus në Danimarkë, Vladimir Barbin në një deklaratë.

Ministri danez i Mbrojtjes, Jakob Elleman-Jensen tha se Ukraina do të jetë në gjendje të përdorë avionët luftarakë të ofruara vetëm brenda territorit të saj. “Ne ofrojmë armë me kusht që ato të përdoren për të dëbuar armikun nga territori i Ukrainës. Dhe për asgjë përtej kësaj”, theksoi sot ministri danez i Mbrojtjes. /abcnews

Related posts

Analiza/ Pse është i rëndësishëm regjistrimi i popullsisë në Kosovë?

admin

Biden është armik i SHBA-ve, thotë Trump

admin

Ish-ministri ukrainas arrestohet për korrupsion teksa po largohej nga vendi

Irfan Jahiu