RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia parandalon përpjekjen e Ukrainës për sulm ndaj aeroplanmbajtëses “Admiral Kuznetsov”

rusia-parandalon-perpjekjen-e-ukraines-per-sulm-ndaj-aeroplanmbajteses-“admiral-kuznetsov”

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) deklaroi se u parandalua “përpjekja për sulm terrorist” nga inteligjenca ukrainase kundër aeroplanmbajtëses ruse “Admiral Kuznetsov”, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e bërë nga Shërbimi për media i FSB-së thuhet se “FSB pengoi përpjekjen e shërbimit të inteligjencës ukrainase për një sulm terrorist ndaj aeroplanmbajtëses ‘Admiral Kuznetsov’ në Murmansk dhe ndaj tre personave personel të nivelit të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes ruse në Moskë”.

“Këto përpjekje janë bërë me udhëzimet e shefit të Drejtorisë së Inteligjencës të Ukrainës, Kyrylo Budanov”, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se është arrestuar një person për të cilin thuhet se ka lidhje me tentativën për sulm.

Related posts

Erdoğan: Turqia nuk do të tërhiqet nga Siria, kërcënimi terrorist vazhdon

admin

Stoltenberg: Putin po përgatit Rusinë për një luftë të gjatë në Ukrainë

admin

Rusia nuk ndalet, kryen sulm të madh me dronë dhe raketa në disa rajone ukrainase

admin