RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stoltenberg: Putin po përgatit Rusinë për një luftë të gjatë në Ukrainë

stoltenberg:-putin-po-pergatit-rusine-per-nje-lufte-te-gjate-ne-ukraine

Rusia po përgatitet për një luftë të gjatë kundër Ukrainës, të cilën aleatët e NATO-s duhet të vazhdojnë ta furnizojnë me armë derisa presidenti Vladimir Putin të kuptojë se ai nuk mund të fitojë në fushën e betejës, deklaroi shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

”Gati 10 muaj pas pushtimit të Moskës ndaj fqinjës së saj pro perëndimore, forcat ukrainase shkaktuan një sërë humbjesh në Kremlin që çliruan pjesë të tëra territori. Por asgjë nuk po tregon se Putini ka hequr dorë nga objektivi i tij për të kontrolluar Ukrainën”, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

“Ne nuk duhet të nënvlerësojmë Rusinë. Ajo po përgatitet për një luftë të gjatë”, tha Stoltenberg në një intervistë për AFP.

”Ne shohim se ata po mobilizojnë më shumë forca, se janë të gatshëm të pësojnë edhe shumë humbje, se po përpiqen të kenë akses në më shumë armë dhe municione”, tha ai.

“Ne duhet të kuptojmë se presidenti Putin është gati të jetë në këtë luftë për një kohë të gjatë dhe të nisë ofensiva të reja”, tha ai.

Vendet e NATO-s, të udhëhequra nga SHBA, i kanë ofruar Ukrainës armë me vlerë miliarda dollarë që e kanë ndihmuar atë t’i bëjë ballë forcave ruse.

“Me shumë gjasa kjo luftë do të përfundojë në tryezën e bisedimeve, si shumica e luftërave”, tha Stoltenberg.

Related posts

Trazirat e Kongresit amerikan, ish-këshilltari i Donald Trump paraqitet në burg për të kryer dënimin prej 4 muajsh

admin

Analizë: Vdekja e Raisit vjen në një kohë të vështirë për Lindjen e Mesme dhe vetë Iranin

admin

Bastisjet në Gaza, ushtria izraelite liron katër pengje të mbajtura nga Hamasi

admin