Rusia po përgatitet për një fushatë rekrutimi ushtarak për të luftuar kundër Ukrainës, njofton Ministra e Mbrojtjes ruse.
Mediat ruse raportojnë se autoritetet po përgatiten të fillojnë një fushatë të madhe rekrutimi ushtarak, me qëllim rekrutimin e 400 mijë trupave shtesë.
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se Rusia po e paraqet fushatën si një përpjekje për personelin vullnetar, profesional dhe jo një mobilizim të ri të detyrueshëm.
Ai shtoi se autoritetet ruse ka të ngjarë të kenë zgjedhur një “model vullnetar” të supozuar për të përmbushur mungesën e personelit të tyre në mënyrë që të minimizojnë mospajtimin e brendshëm.
Por Ministria e Mbrojtjes vë në dukje se rindërtimi i fuqisë luftarake të Rusisë do të kërkojë më shumë sesa personel, pasi ajo ka nevojë për më shumë municione dhe pajisje ushtarake sesa ka aktualisht në dispozicion.