RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia përgatitet të dorëzojë centralin Zaporizhia

rusia-pergatitet-te-dorezoje-centralin-zaporizhia

Rusia duket se ka arritur një marrëveshje me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të dorëzuar centralin bërthamor Zaporiazhia të Ukrainës, dy ditë pas sulmit me raketa që fatmirësisht nuk dëmtoi centralin më të madh bërthamor të Europës.

Burimet ruse thonë se Putini po i bën lëshime Ukrainës me qëllim parandalimin e një kundërofensive të madhe që do ta detyronte kreun e Kremlinit të shpallte mobilizimin e përgjithshëm brenda muajve të parë të vitit 2023.

Ndërkohë inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike po inspektojnë centralin bërthamor, por deri më tani mësohet se nuk siguria e tij nuk është cenuar. Burimet thonë se është propozuar aktivizimi i Nenit 5 të Traktatit të NATO-s në rast të një aksidenti bërthamor, megjithatë kjo mbetet vetëm në sfondin e propozimit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u kërkoi anëtarëve të NATO-s që të garantojnë mbrojtjen e centraleve bërthamore të Ukrainës nga sabotimet ruse, një ditë pasi centrali Zaporizhzhia i kontrolluar nga Rusia në u sulmua rëndë.

“Të gjitha kombet janë të interesuara që të mos ketë ndonjë incident të rrezikshëm në objektet tona bërthamore. Ne të gjithë kemi nevojë për mbrojtje të garantuar nga çdo raketë dhe sabotim rus në objektet bërthamore.”

Një tërheqje ruse edhe nga Zaporiazhia do të shtojë më tej presion brenda vendit, presion që mbetet i lartë pas tërheqjes së fundit nga qyteti strategjik Kherson. Sergei Surovikin, i mbiquajtur “Gjenerali Armagedon”, është në presion tani të argumentojë se tërheqja nga Khersoni ia vlejti.

“Ne presim rezultatet tuaja të shkëlqyera dhe lutemi për ju, unë lutem për ju çdo ditë,” i tha Surovikinit gjatë një transmetimi televiziv Margarita Simonyan, kryeredaktore e Russia Today dhe një nga përkrahëset kryesore publike të luftës.

Gjithashtu kryenacionalisti rus Alexander Dugin, e ka rritur edhe më tej presion mbi Surovikinin, duke thënë se pas Khersonit Rusia nuk mund të tërhiqet nga ndonjë territor tjetër. /tvklan

Related posts

Vetëvendosje i reagon Klinakut: S’ka më përfitime financiare, atij i janë terruar sytë

admin

MINT publikon çmimoren e re për naftën, benzinën dhe gazin

admin

Ish-ministri izraelit i Mbrojtjes: Biden i dërgoi mesazh paralajmërues Izraelit

rezart morina