RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia pezullon pjesëmarrjen në traktatin me SHBA-në për armët bërthamore

rusia-pezullon-pjesemarrjen-ne-traktatin-me-shba-ne-per-armet-berthamore

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar se ky shtet do të pezullojë pjesëmarrjen nga traktati me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kufizon arsenalin bërthamor të të dyja vendeve.

“Jam i detyruar të njoftoj se Rusia është duke e pezulluar pjesëmarrjen në traktatin për armët strategjike”, ka thënë ai, pas dhjetëra akuzash ndaj Perëndimit të cilin e akuzoi për luftën në Ukrainë e “agresion”.

Në fjalimin prej një orë e 45 minutash para deputetëve e popullit rus, Putini ka akuzuar SHBA-në e NATO-n për mosbahskëpunim.

Ai ka thënë se Rusia do të kryejë teste të reja nukleare nëse SHBA-ja vepron njësoj.

Çka nënkupton tërheqja e Rusisë nga traktati me SHBA-në për armët bërthamore

Traktati i Rusisë me SHBA-në për armët bërthamore ishte e vetmja marrëveshje e ngelur për armë të tilla mes dy vendeve.

I nënshkruar më 2010 nga ish-presidentët Barack Obama dhe Dmitry Medvedev – traktati qe menduar për të parandaluar luftëra bërthamore. Ai kufizon numrin e kokave bërthamore strategjike që të dyja palët mund t’i zhvillojnë dhe i jep secilit vend fuqinë për ta inspektuar tjetrin.

Marrëveshja hyri në fuqi më 2011 dhe u zgjat dhjetë vjet më pas – edhe pse inspektimet e armëve ishin ndërprerë për shkak të pandemisë.

Dy rivalët e Luftës së Ftohtë zënë gati të gjithë armatimin bërthamor botëror. Rusia në të kaluarën pati shprehur dëshirën për ta zgjatur traktatin – pavarësisht retorikës së ashpër të të dyja palëve për luftën në Ukrainë.

Related posts

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve – do të punohet edhe të shtunave

RTI

Presidenti turk përshëndet muslimanët në mbarë botën për festën e Fitër Bajramit

admin

Lëvizja “Tani Evropa” fiton zgjedhjet në Mal të Zi

admin