RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia pretendon se ka shkatërruar 114 dronë ukrainas gjatë natës

rusia-pretendon-se-ka-shkaterruar-114-drone-ukrainas-gjate-nates

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se mbrëmë parandaloi përpjekjen e Ukrainës për të sulmuar territorin rus duke shkatërruar 114 mjete ajrore pa pilot (UAV), transmeton Anadolu.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se administrata e Kievit ka tentuar të sulmojë gjatë natës elementë në territorin rus.

“Të paktën 70 dronë mbi Krime dhe Detin e Zi, 43 dronë në rajonin e Krasnodarit dhe një dron në rajonin e Volgogradit janë shkatërruar nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore”, thuhet në deklaratë.

Përveç kësaj, 6 mjete detare pa pilot që i përkisnin Marinës së Ukrainës u shkatërruan në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

Guvernatori i rajonit të Krasnodarit në Rusi, Veniamin Kondratyev, në deklaratën e tij në Telegram tha se një person ka humbur jetën. Ai tha se stacioni i autobusit dhe ngrohtorja janë dëmtuar si pasojë e rënies së pjesëve të dronëve të rrëzuar në rajon.

Related posts

Debati presidencial në SHBA, analiza e CNN: Si përballja Biden-Trump mund të ‘shkundë’ garën për Shtëpinë Bardhë

admin

“Shpëton” presidentja – Kushtetuesja refuzon në pjesë të madhe ankesën e deputetëve Kinolli e Berisha

rezart morina

Armenët po vazhdojnë të ikin nga Nagorno-Karabakhu, pasi Azerbejxhani rifitoi kontrollin

rezart morina