Forcat ruse i sulmuan mëngjesin e së enjtes rajonet verilindore të Ukrainës me dronë dhe me një raketë, duke shtaruar dëme në infrastrukturën civile, thanë zyrtarët rajonalë. Nuk u raportua për viktima nga këto sulme në rajonet Sumi dhe Harkiv. Sulmet u kryen në qytetet Shostka, Trostianets dhe Bilopil në Sumi, tha administrata ushtarake rajonale