RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vazhdojnë të rriten çmimet

vazhdojne-te-rriten-cmimet

Sipas Indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit që të mërkurën është publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), çmimet e konsumit po vazhdojnë të rriten.

Sipas ASK-së Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.9% në muajin dhjetor 2022, krahasuar me muajin nëntor 2022.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet: shërbime për transport (15.9%); energji elektrike (7.6%); veshje (4.2%); blerje të automjeteve (4.0%); qumësht, djathë dhe vezë (2.5%); perime (2.3%); duhan (1.7%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (1.3%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.2%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.4% në Indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Ndërsa rënie e çmimeve thuhet se vërehet te nëngrupi: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet personale të transportit (-8.3%), me ndikim prej (-0.5 për qind) në Indeksin e çmimeve.

Sipas ASK-së norma vjetore e inflacionit e matur në muajin dhjetor 2022, krahasuar me muajin dhjetor 2021 ishte 12.1%.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet: shërbime për transport (46.9%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet (38.8%); vajra dhe yndyra (30.9%); qumësht, djathë dhe vezë (27.8%); bukë dhe drithëra (21.1%); mish (20.3%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë (19.5%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (18.2%); prodhime ushqimore(16.6%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (16.1%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (14.4%); energji elektrike (11.9%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (10.4%); shërbime hoteliere (10.1%); kujdes personal (10.0%); kafe, çaj dhe kakao (9.1%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera (8.4%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (8.4%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (8.0%); pije alkoolike (7.9%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (7.1%); gjëra personale (7.0%); pemë (6.6%); perime (6.6%); veshje (5.9%); blerje e automjeteve (5.5%); pajisje shtëpiake (4.9%); duhan (4.0%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (3.8%); dhe produkte farmaceutike (3.1%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 11.6 për qind në Indeksin e çmimeve”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Sipas ASK-së norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2022 është 11.6%.

“Ngritje e Indeksit të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2022 është vërejtur te nëngrupet: vajra dhe yndyra (44.5%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet, etj. (34.8%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (32.7%); bukë dhe drithëra (25.2%); gaz (25.0%); qumësht, djathë dhe vezë (22.0%); mish (17.4%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (17.0%); kafe, çaj dhe kakao (14.2%); shërbime të transportit (13.6%); prodhime ushqimore (13.2%); shërbime hoteliere (11.2%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (11.0%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (10.6%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (9.7%); energji elektrike (7.4%); kujdes personal (7.0%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (6.3%); pajisje shtëpiake (6.2%); peshq (6.2%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (6.1%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (5.7%); blerje e automjeteve (5.2%); gjëra personale (5.2%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (5.1%); duhan (5.0%); pije alkoolike (4.1%); produkte farmaceutike (3.7%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (2.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 11.7 për qind në Indeksin e çmimeve”, thuhet në njoftim.

Ndërsa rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2022 është vërejtur te pemët me 5.4% ulje, me një ndikim të përbashkët prej -0.1 për qind në Indeksin e çmimeve.

Related posts

Ngjarja e rëndë mes shqiptarëve në Frosinone/ Kryhet autopsia mbi viktimën, celularët pritet t’i japin drejtim hetimit. Ja pistat

admin

Sot mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të NATO-s, flitet edhe për Kosovën

admin

Zgjedhjet presidenciale në Rusi, pjesëmarrja tejkalon 61 për qind në ditën e fundit të tyre

RTI