Rusia mendon të rrisë eksportet e saj të energjisë drejt Lindjes për të shmangur pasojat që lidhen me fluksin më të ulët në Europë për shkak të sanksioneve të vendosura nga Perëndimi pas pushtimit të Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja.
“Është e qartë se ne po përjetojmë probleme, por ne po i kapërcejmë ato, duke ndryshuar drejtimin nga perëndimi në lindje”, tha ministri i Energjisë së Moskës, Nikolai Shulginov. /abcnews