RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtarët izraelitë vrasin një palestinez në Bregun Perëndimor

ushtaret-izraelite-vrasin-nje-palestinez-ne-bregun-perendimor

Ushtarët izraelitë vranë një palestinez dhe plagosën dy të tjerë në fshatin Kefr Dan, në perëndim të qytetit të Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të televizionit shtetëror palestinez, ushtarët izraelitë bastisën fshatin Kefr Dan.

Në vend pati një përplasje mes të rinjve palestinezë që tentuan të zmbrapsnin bastisjen e ushtarëve izraelitë. Një palestinez humbi jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë ndërsa 2 të tjerë u plagosën.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA njoftoi se emri i të riut të vrarë palestinez është Udi Tarad Salah (17) dhe se ai u qëllua në kokë.

Në lajm u njoftua se ushtarët izraelitë dje bastisën familjet e 2 adoleshentëve palestinezë të vrarë në Kefr Dan, pranë pikës së kontrollit Al-Jalama në qytetin e Jeninit, pasi dyshohet se kishin hapur zjarr ndaj ushtarëve.

Thuhet se 2 palestinezë, të cilët ushtarët izraelitë donin t’i ndalonin dje, hapën zjarr ndaj ushtarëve dhe palestinezët u vranë me armë zjarri. Më pas, në deklaratën e bërë nga ushtria izraelite, bëhet e ditur se në të njëjtën zonë është vrarë edhe një ushtar izraelit.

Forcat izraelite, të cilat shpesh bastisin Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.

Kjo është arsyeja pse ka incidente mes banorëve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë, të cilët reagojnë kundër bastisjeve të ushtrisë izraelite.

Related posts

“Dinari”/ Kosova e Serbia këtë javë në Bruksel, Lajçak: Pres që palët të vijnë në takim me mendje të hapur

admin

Shkon në 2900 numri i viktimave nga tërmeti në Marok, mbi 5500 të plagosur

rezart morina

“Kriza e gazit në Europë mund të përkeqësohet, dimri i ardhshëm mund të jetë shumë i vështirë”

admin