RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia: Të gjitha marrëveshjet e nevojshme me Kinën për furnizime me energji do të arrihen

rusia:-te-gjitha-marreveshjet-e-nevojshme-me-kinen-per-furnizime-me-energji-do-te-arrihen

Kremlini ka bërë të ditur se do të arrihen të gjitha marrëveshjet e nevojshme me Kinën në lidhje me furnizimin me energji të vendit, transmeton Anadolu.

Në një konferencë për media në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se “koordinimi i çështjeve komerciale do të vazhdojë dhe ne nuk kemi asnjë dyshim se të gjitha marrëveshjet e nevojshme do të arrihen”.

Duke u shprehur se është krejtësisht normale që secili vend të mbrojë interesat e tij, Peskov tha se negociatat mes Rusisë dhe Kinës do të vazhdojnë për shkak të vullnetit politik të lidershipit të dy vendeve.

Më tej, Peskov tha se bashkëpunimi midis Moskës dhe Pekinit në fushën e furnizimit me energji ishte në agjendën e bisedimeve të mbajtura midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit kinez, Xi Jinping, gjatë vizitës së muajit të kaluar në Kinë.

“Dhe në përgjithësi, siç u shënua edhe në deklaratën e nënshkruar dypalëshe, si Rusai ashtu edhe Kina janë të interesuara për të vazhduar dhe thelluar dialogun për energjinë”, tha Peskov.

Një deklaratë e përbashkët e të dy vendeve më 16 maj, gjatë vizitës dyditore të presidentit Putin në Kinë, tha se Moska dhe Pekini do të vazhdojnë të forcojnë partneritetin e tyre strategjik në sektorin e energjisë dhe të kryejnë zhvillimin e tij në një nivel të lartë në “interes të garantimit të sigurisë ekonomike dhe energjetike të dy vendeve”.

Related posts

Dialogu Kosovë-Serbi, Rama: Shqipëria mbështet paqen dhe dialogun. S’mund ta shohim të ardhmen me sytë e të shkuarës

admin

Gjukanoviq dhe Millatoviq në rundin e dytë të zgjedhjeve për president të Malit të Zi

Muhamet Ramadani

BE-ja i kërkon Izraelit të ndalojë menjëherë projektin e vendbanimeve kolone në Bregun Perëndimor

RTI