Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu, urdhëroi sot tërheqjen e trupave ruse nga qyteti port jugor i Ukrainës, Kherson, drejt bregut lindor të lumit Dnieper, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Vazhdoni me tërheqjen e trupave dhe merrni të gjitha masat për të siguruar transferimin e sigurt të personelit, armëve dhe pajisjeve përtej lumit Dnieper”, i ka thënë Shoygu komandantit të grupit ushtarak rus në Ukrainë, Sergey Surovikin.
Shoygu theksoi se vendimi për një tërheqje u mor për të shpëtuar jetën e ushtarëve rusë.
Muajin e kaluar, rreth 60.000 banorë të rajonit Kherson të Ukrainës, në atë kohë nën kontrollin rus, u evakuuan pas një kundërofensive ukrainase.
Nga ana e tij, Surovikin ka thënë se ushtria kishte qëndruar për të siguruar evakuimin e sigurt të civilëve dhe tani që detyra e tyre ka përfunduar, ata mund të tërhiqen.