RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia thotë se ka goditur sistemin amerikan të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë

rusia-thote-se-ka-goditur-sistemin-amerikan-te-mbrojtjes-ajrore-patriot-ne-ukraine

Ministria ruse e Mbrojtjes pohoi sot se Rusia ka goditur një sistem të mbrojtjes ajrore amerikane Patriot dhe ka rrëzuar dy helikopterë ushtarakë në rajonin Kharkiv të Ukrainës, transmeton Anadolu.

Ministria tha në një deklaratë se përveç sistemit Patriot dhe dy helikopterëve ushtarakë Mi-8, në të njëjtën zonë është shkatërruar edhe një punëtori riparimi.

“Forcat e aviacionit, dronëve, raketave dhe artilerisë të Federatës Ruse shkatërruan dy helikopterë ushtarakë të Forcave Ajrore të Ukrainës… dhe një punëtori për riparimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake në zonën e Balakliia, rajoni i Kharkivit. Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot u godit gjithashtu në rajonin e Kharkivit”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, rafineria më e madhe e naftës në Rusinë jugore ka dalë jashtë shërbimit nga një sulm ukrainas me dronë, tha në Telegram guvernatori i rajonit të Rostovit, Vasily Golubev.

Zyrtari tha se dronët kanë rënë në territorin e rafinerisë Novoshakhtinks.

Rusia filloi operacionin e saj special ushtarak në Ukrainë në shkurt 2022.

Related posts

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Muhamet Ramadani

Mbi 5.500 fëmijë të zhvendosur nga luftimet në El-Obeid të Sudanit

Kushtrim Guraj

Maqedoni e Veriut, Pendarovski takoi Kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Rob Bauer

Muhamet Ramadani