RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia thotë se ka kryer sulme ndaj objekteve të industrisë ushtarake të Ukrainës

rusia-thote-se-ka-kryer-sulme-ndaj-objekteve-te-industrise-ushtarake-te-ukraines

Ministria ruse e Mbrojtjes tha sot se kanë kryer një sulm grupor ndaj objekteve të industrisë ushtarake të Ukrainës mbrëmë, transmeton Anadolu.

Ndërmarrjet e angazhuara në prodhimin dhe riparimin e pajisjeve të blinduara dhe automobilave, dronëve, si dhe aeroportet ushtarake dhe pikat e përkohshme të vendosjes së mercenarëve të huaj janë goditur në sulm, tha ministria në një deklaratë.

“Të gjitha objektet e caktuara janë goditur”, theksohet në të.

Sipas ministrisë, është goditur një numër i pajisjeve ushtarake të prodhuara nga SHBA-ja, duke përfshirë një stacion radar N/TPQ-50 dhe obus vetëlëvizës Paladin dhe obus M777.

Mediat më herët pohuan se Rusia ka goditur bazën ajrore të Ukrainës Starokostiantyniv në rajonin Khmelnytskyi, e përgatitur për të pritur avionë luftarakë amerikanë F-16 që disa vende perëndimore i kanë premtuar t’ia dorëzojnë Ukrainës.

Related posts

Nis zbatimi i sistemit “Qytet i Sigurt” në Maqedoninë e Veriut, sanksione automatike për shkeljet në trafik

admin

Ndryshohen shkallët e tatimit për të ardhurat personale

Muhamet Ramadani

Izraeli i urdhëron palestinezët të largohen nga Kan Junis, shenjë e nisjes së një ofensive ushtarake

admin