Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se Ukraina u përpoq të kryejë sulm me raketën S-200 ndaj Urës së Krimesë, transmeton Anadolu.
“Në orën 13:00 me orën e Moskës, regjimi i Kievit u përpoq të kryejë sulm terrorist ndaj Urës së Krimesë me raketën e drejtuar të mbrojtjes ajrore S-200 e cila është transformuar në versionin sulmues”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
“Raketa e Ukrainës u identifikua në kohë dhe u parandalua në ajër nga sistemet e mbrojtjes ajrore ruse”, theksohet në deklaratën ku shtohet se nuk është shënuar ndonjë humbje jete apo dëme.
Në videon e ndarë në median sociale, vërehet se përreth Urës së Krimesë ngrihet tym.
Ministria ruse e Mbrojtjes më parë njoftoi se Ukraina u përpoq mbrëmë të sulmojë Gadishullin e Krimesë me 20 mjete ajrore pa pilot (dronë) dhe se dronët u goditën në ajër.
Krimea u aneksua nga Rusia në vitin 2014.