Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se vazhdon trajnimi i ushtarëve bjellorusë lidhur me sistemin raketor me precizitet të lartë “Iskander-M”, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga ministria thuhet se në një poligon të Zonës Ushtarake Jugore të Rusisë, ushtarët bjellorusë po trajnohen për përdorimin e sistemeve raketore me precizitet të lartë “Iskander-M”.
Po ashtu në deklaratë thuhet se po zhvillohen aftësitë për vendosjen e sistemit raketor dhe lëshimin e raketave.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu në një deklaratë më 4 prill vuri në dukje se Forcave të Armatosura të Bjellorusisë u janë dorëzuar sistemet raketore me precizitet të lartë “Iskander-M”. “Ky sistem mund të përdorë edhe raketa me përmbajtje bërthamore. Më 3 prill në një poligon rus ka filluar trajnimi për njësitë bjelloruse lidhur me përdorimin e këtij sistemi”, tha Shoygu.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin muajin e kaluar njoftoi se në Bjellorusi do të vendosin armë taktike bërthamore. Ai theksoi se sistemet e raketave me precizitet të lartë “Iskander” që i kishin dorëzuar më parë Bjellorusisë, do të pajisen me armën në fjalë.