RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vdekje të dyshimta në Pejë, Gjakovë e Shtërpcë – policia nis hetimet

vdekje-te-dyshimta-ne-peje,-gjakove-e-shterpce-–-policia-nis-hetimet

Tri raste të vdekjeve të dyshimta janë raportuar në Policinë e Kosovës, nga komunat Pejë, Gjakovë dhe Shtërpcë

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se në Shtërpcë është raportuar nga familjarët se viktima mashkull është gjetur pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete u është liruar familjareve.

Ndërkaq në Pejë, një mashkull ka vdekur derisa ekipi i mirëmbajtjes së rrjetit elektrik ishte duke punuar në një terren të vështirë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Në komunën e Gjakovës, viktima ishte dërguar në në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Gjakovës.

Përkundër përpjekjes së mjekëve, i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Related posts

Schulze: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Muhamet Ramadani

Kurti pas takimeve në Bruksel: Kërkova zbatimin e marrëveshjes bazike, dorëzimin e Radoiçiç dhe tërheqjen e letrës së Brnabiç

admin

Parlamenti izraelit të enjten voton qeverinë e re të Netanyahut

admin